
11999 · 8 këngët
Albumi i parë. Regjistruar në Unique Sound nga Enis Presheva Jr., pak para luftës. Riedituar në vinil në 2021, i remasteruar, shtypur në Berlin.
Tri albume studioje dhe një vinil përvjetori. Linqet për dëgjim te secili. Kopjet fizike janë shitur.

Albumi i parë. Regjistruar në Unique Sound nga Enis Presheva Jr., pak para luftës. Riedituar në vinil në 2021, i remasteruar, shtypur në Berlin.

CD multimedial: 11 këngë, videoklipi i "Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?", katër projeksione, galeri fotosh dhe tekstet. Regjistruar te INIT nga Ilir Osmani. Botuar nga Antika.

8 këngë. Rock me klaviatura dhe pak synth. Regjistruar, miksuar dhe masteruar nga Faton Dolaku në L.S.S. Studio. Kopertina: Olson Lamaj dhe Endri Dani, Kavalo Studio.

Vinili i 20-vjetorit. Tetë këngë nga tri albumet, remasteruar dhe prerë te Schnittstelle, shtypur te Handle With Care / Optimal Media në Berlin. Kopertina: pikturë nga Alban Muja ("Brotherhood"). Ilustrimet brenda: Jakup Ferri, Driton Selmani, Artan Hajrullahu. Edicion i kufizuar.