Fillimi
Alban Nimani dhe Bujar Hundozi takohen në Prishtinë dhe vendosin të bëjnë muzikë bashkë. Emri: Asgjë Sikur Dielli.
Tekstet janë me metafora, shpesh provokuese, për jetën këtu. Kaq.
Asgjë Sikur Dielli u formua në Prishtinë në vitin 1997, kur Alban Nimani dhe Bujar Hundozi vendosën të bënin muzikë bashkë. Një vit më vonë u bashkua basisti Visar Qeska, dhe pas disa bateristëve që erdhën e shkuan, Fatos Berisha zuri vend pas baterisë.
Albumi i parë, "1", u regjistrua në Unique Sound nga Enis Presheva Jr. pak para luftës. Doli në tetor 1999 - kohë e keqe për të nxjerrë album, por doli. Pas luftës grupi u kthye nëpër skena e festivale dhe mori disa çmime, dhe në qershor 2005 doli "Ndodhemi": 11 këngë, CD multimedial me videoklipin e "Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?", projeksione, foto dhe tekste. U regjistrua te INIT nga Ilir Osmani.
Nga 2010 deri në 2015 grupi bëri pauzë. Rikthimi erdhi me Faton Dolakun në klaviatura dhe me studion e tij (L.S.S.). Prej aty vjen ana elektronike e albumit "Disident" (2015).
Për 20-vjetorin, në 2017, u shtyp në Berlin vinili "Ti dhe unë" me këngët që njerëzit i kërkojnë më shumë nëpër koncerte. Kopertina është pikturë e Alban Mujës. Në 2021 edhe "1" doli në vinil, i remasteruar, tirazh 1000 kopje.
Tekstet janë me metafora, shpesh provokuese, për jetën këtu. Kaq.
Alban Nimani dhe Bujar Hundozi takohen në Prishtinë dhe vendosin të bëjnë muzikë bashkë. Emri: Asgjë Sikur Dielli.
Visar Qeska vjen me bas. Bateristët ndërrohen derisa Fatos Berisha zë vend përfundimisht.
Regjistruar në Unique Sound pak para luftës, del në tetor 1999. Tetë këngë, mes tyre "Pronë", "Ti dhe unë" dhe ri-përpunimi i Gjurmëve "Mendoja çdo gjë merr fund pa ty".

Albumi i dytë, CD multimedial me 11 këngë, videoklip dhe projeksione. Regjistruar te INIT nga Ilir Osmani. "Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?" bëhet këngë që e di gjithkush.

Grupi ndalet. Nga 2010 deri në 2015 nuk ka koncerte dhe nuk ka regjistrime të reja.
Pas pesë vjetësh pauzë grupi rikthehet, me Faton Dolakun në klaviatura dhe Labinot Krasniqin në bas.
Gjashtë këngë, më elektronike se kurrë, masteruar në L.S.S. Studio. Videoja e "Disident" xhirohet në 360°.

"Ti dhe unë" shtypet në Berlin: tetë këngë të zgjedhura, kopertinë nga Alban Muja. Edicion i kufizuar, shitet krejt.

Albumi i parë remasterohet dhe shtypet në 1000 kopje.
Diçka po vjen...


